Japonia ndalon përdorimin e ‘valixheve lëvizëse elektrike’ mes fluksit të turistëve (fotot)

29/07/2024 17:32

Valixhet e motorizuara janë bërë një modë e re në disa vende të Azisë, por një ligj në Japoni kërkon që ato të kenë pajisje sigurie dhe patentë drejtimi.

Teksa turistë të shumtë kanë vërshuar drejt Japonisë prej rënies së vlerës së monedhës vendase jen, disa po hasin probleme me autoritetet prej valixheve të tyre lëvizëse elektrike.

Dy aeroporte kryesore i kanë kërkuar vizitoreve të mos lëvizin me valixhet e tyre elektrike sipas agjencisë vendase Kyodo, ndërsa policia ka nxitur shitësit vendas të paralajmërojnë blerësit për rregullat e përdorimit të tyre.

Sipas Kyodo, Japonia i klasifikon këto mjete si “të motorizuara që mund të drejtohen në rrugë vetëm me pajisje sigurie dhe leje drejtimi”.

Valixhet që mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 13km në orë me pronarin e tyre mbi kurriz , konsiderohen si “të motorizuara”, njëlloj si motoçikletat.

Sipas studiuesit të transportit Takeru Shibayama, rangu i gjerë i mjeteve të transportit bën që autoritetet të krijojnë një kategori të re për valixhet elektrike të motorizuara.

Japonia ende raportohet se nuk ka plotësuar kategorizimin e mjeteve te reja elektrike dhe aksidentet që kanë përfshirë këto të fundit janë katërfishuar gjashtë muajt e fundit, pas zbutjes së rregullave në korrik 2023, shkruan rrjeti The Guardian.

Sipas rregullave të reja, njerëzit mbi 16 vjeç mund t’i përdorin ato pa patentë dhe numri i tyre është shtuar shumë në qytete të mëdha si Tokio.

FOTO GALERI
1/2
Valixhet që mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 13km në orë me pronarin e tyre mbi kurriz , konsiderohen si “të motorizuara”, njëlloj si motoçikletat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA