I dënuar me “arrest shtëpie”, 24-vjeçari kapet ‘mat’ në Livadh! Në makinë i gjenden armë dhe…
29/07/2024 09:24
Një 24-vjeçar, që theu masën e ‘arrestit shtëpiak’ u arrestua në Livadh.
Shtetasi me inicialet J. Zh., banues në Elbasan, u kap në flagrancë në Livadh, teksa udhëtonte me një automjet, brenda të cilit u gjetën një armë zjarri pistoletë Beretta dhe një krehër.
Për të riun, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Top Channel