Aktivistët e kafshëve bënin një apel të dëshpëruar për t’i dhënë fund transportit tradicional me gomerë në ishullin grek të Rodos teksa pamjet tregojnë turistë obezë mbi kurrizin e kafshëve, nganjëherë duke mbajtur dy prej tyre ose pajisje të rënda shtëpiake në tatëpjetat e ishullit.
Kafshët përdoren si taksi për të ngjitur turistët në nivelet e larta teksa aktivistët vendas prej disa vjetësh bëjnë fushatë për mbrojtjen e mirëqenien e kafshëve.
Grupi vendas Liber Life Rhodes publikon mazhe të kushteve të rënda të shfrytëzimit të gomerëve ku ata detyrohen të transportojnë turistët, bagazhet e rënda apo dhe lëndë drusore.
Në Greqi gomerët historikisht janë përdorur për transportin e mallrave dhe të personave, sidomos në rrugicat e ngushta të ishujve grekë.
Tashmë imazhet tregojnë se ata po përdoren dhe për turizmin.
Çdo vit miliona turistë vijnë në plazhet e Greqisë ose për të shijuar historinë e saj.
Tashmë gomerët taksi po reklamohen dhe në broshurat turistike, megjithëse realiteti i praktikës është shumë i errët se reklamat turistike me ngjyra të shndritshme.
Përfaqësuesja Alexandra Passaro tregon se gomerët detyrohen të mbajnë samarë të rëndë për orë të tëra në diellin e nxehtë.
Ajo shton se një zgjidhje do të ishte që ata të mos përdoren për transport apo për zbavitjen e turistëve.
Passaro thotë se grupi Liber Life kërkon vende pushimi me hije për kafshët si dhe vende në ujë për të pirë.
Ajo shton se turistët duhet të kontrollohen për peshën e tyre pasi gomerët nuk mund të mbajnë në kurriz më shumë se 30 përqind të peshës së vet.
Megjithëse gomerët taksi janë një atraksion turistik në ishullin e Rodes, shumë pushues janë ndërgjegjësuar duke dënuar keqtrajtimin e tyre, shkruan Daily Mail.
Top Channel