“Fole” prostitucioni në Durrës, lihet në burg 33-vjeçari, lirohen dy vajzat që u arrestuan javën e kaluar

29/07/2024 14:44

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 33-vjeçarin që u arrestua javën e kaluar bashkë me dy 25-vjeçare, të cilat u lanë të lira, në masa më të buta shtrënguese.

Andi Roshi dhe dy të rejat u arrestuan të premten pas operacionit policor që goditi një bazë prostitucioni të ngritur në lagjen 1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare. Policia shpalli në kërkim për këtë veprimtari të paligjshme dhe vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin Mario Roshi 30 vjeç dhe dy persona të tjerë, të gjithë banorë të Tiranës.

Katër vite më parë, në shtator 2020, vëllezërit Roshi u arrestuan nga policia në Tiranë pasi u dyshuan se kishin kthyer në vatra prostitucioni dy qendra masazhesh në të cilat ishin administratorë, ndërsa në qershor të këtij viti për këtë çështje prokuroria e Tiranës vendosi nën sekuestro pronat e dy vëllezërve dhe familjarëve të tyre, si produkte të veprës penale.

Pas kësaj, vëllezërit e kishin zhvendosur aktivitetin e tyre në Durrës. Pas 4 muajsh hetimi, policia nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit organizoi operacionin “Rent”. E ndërsa për Roshin, gjyqtari Rexhep Bekteshi caktoi masën e sigurisë arrest në burg, për shtetasen F.P caktoi “arrest në shtëpi”, ndërsa për M.D. u la detyrim paraqitjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA