E vranë dhe e lanë te dera e spitalit, lihet në fuqi dënimi për vrasësit e Marigona Osmanit

29/07/2024 11:25

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sërish fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të akuzuar për vrasjen e Marigona Sejdiut.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Më 23 shkurt, Apeli ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit.

Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Ata janë akuzuar edhe për kryeje të dhunimit, por janë shpallur të pafajshëm në këtë pikë, në mungesë provash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA