Beleri kërkon lirinë me kusht! Shtyhet seanca në Gjykatën e Fierit: Ka mungesë dokumentacioni
29/07/2024 10:18
Fredi Beleri u paraqit në Gjykatën e Fierit për kërkesën e lirimit me kusht.
Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.
Top Channel