Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim tregjet e fruta perimeve në Tiranë dhe disa qarqe të tjera

29/07/2024 14:12

Tregu i grumbullimit dhe shitjes me shumicë i fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, janë vendosur nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

Hetimi që përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024, ka nisur për shkak të praktikave monopoliste nga grumbulluesit dhe shitësit me shumicë, duke rritur çmimet.

“Referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1085, datë 14.06.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, për të parë nëse ka, ose jo, shkelje të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA