Australia burgos nënën muslimane për martesën ‘e detyruar’ fatale të së bijës (fotot)

29/07/2024 16:26

Një nënë është bërë personi i parë që burgoset sipas një ligji të kontestuar në Australi kundër martesave të detyruara nga familja, pasi urdhëroi të bijën 21 vjeçare të martohej me një burrë që më pas e vrau.

Sakina Muhammad Jan, në të 40-at e saj, u shpall fajtore për detyrimin e të bijës Ruqia Haidari të martohej me 26-vjeçarin Mohammad Ali Halimi në 2019, në këmbim të një shpërblimi të vogël.

Gjashtë javë pas dasmës, Halimi e vrau nusen e tij të re – një krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot edhe nëna Jan – u dënua me një vit burg për atë që gjykatësi quante “presioni i patolerueshëm” që kishte ushtruar ndaj të bijës për t’u martuar.

Ligji i martesave të detyruara është nisur në Australi në 2013 dhe dënohet me një maksimum prej shtatë vjet burg. Shtatë raste janë duke u gjykuar ndërsa Jan është personi i parë që dënohet me ligjin e ri.

Gruaja afgane kishte emigruar në Victoria e Australise me pesë fëmijët e saj në 2013, ndërsa avokatët thonë se tashmë ajo vuan dhimbjne për të bijën dhe mbron pafajësinë e saj nga akuzat.

Në gjykatë u tha se Haidari ishte detyruar të hynte në një martesë fetare jozyrtare që kur ishte  15 vjeçe, por lidhja u nda pas dy vjetësh dhe vajza kishte thene se nuk donte më të martohej derisa të bëhej  27 ose 28 vjeçe.

Megjithëse Jan besonte se po vepronte për të mirën e bijës së saj gjykatësja tha se ajo nuki kishte vënë veshin lutjeve të bijës dhe se kishte abuzuar me pushtetin e saj si nënë.

Në gjyqin e Halimi për vrasjen e bashkëshortes Haidari në 2021, u tha se ai ishte abuziv ndaj gruas, duke insistuar që ajo të bënte punët e shtëpisë, shkruan BBC.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA