
Arsenali ka kryer goditjen e radhës në merkaton e verës duke prezantuar mbrojtësin italian, Riccardo Calafiori.
22-vjeçari, i cili ishte ndër të pakët lojtarë që shkëlqeu në Europian me Italinë, u transferua nga Bologna për shumën e 42 milionë paundëve, me “Topçinjtë” që shtojnë një tjetër përforcim në repartin e prapavijës.
“Calafiori ka një personalitet dhe karakter të madh, me aftësi specifike të cilat do të na bëjnë më të fortë ndërsa përpiqemi të fitojmë trofe të mëdhenj. Përparimi dhe zhvillimi i tij në vitin e kaluar është vërtet mbresëlënës”, tha trajneri Mikel Arteta për italianin.
Benvenuto, Riccardo Calafiori 🇮🇹
Meeting new teammates for the very first time ❤️ pic.twitter.com/JbUhqOBCMN
— Arsenal (@Arsenal) July 29, 2024
Top Channel