Vodhën 55 mijë euro dhe aksesorë floriri në një banesë në Fushë Krujë, arrestohen dy vëllezërit nga Vlora

28/07/2024 12:01

Dy vëllezër nga Vlora kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë grabitur një banesë në Fushë Krujë.

Në pranga ranë S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA