Në ditën e katërt sot vijon të jetë e rënduar situata nga zjarri.
Edhe pse po punohet pa pushim për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, situata është ende e vështirë. Retë e tymit toksik qëndrojnë në ajër pothuajse në të gjithë qytetin bregdetar.
Më shumë se 15 kamionë punojnë pa pushim duke hedhur rërë po ashtu edhe 6 fadroma, por ende tymi toksik çlirohet nga mbetjet urbane duke krijuar situatë të rëndë mjedisore për banorët e Vlorës por dhe për pushuesit e shumtë në këtë të diel.
E njëjta situatë ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , ku për izolimin e zjarrit dhe shmangien e tymit është dashur më shumë se tetë ditë. Shpresojmë që tymi toksik i cili prej katër ditësh që del nga mbetjet të mos dali më por të bllokohet, pasi po largon turistët që janë në Vlorë.
Top Channel