VIDEO/ “I vetmi që nuk më ka shqetësuar, ka bërë punën e një qeverie të tërë”, Vullnet Sinaj përlotet pas fjalimit të Ramës: Pak kohë më parë…

28/07/2024 21:14

Deputeti socialist Vulllnet Sinaj është përlotur pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, gjatë Kongresit të PS-së.

Teksa Rama tregoi vendimin e tij për tu tërhequr nga gara zgjedhore e 2025, ai vuri në pah punën që deputeti ka bërë.

Ndër të tjera kryeministri tha se ka qenë i vetmi që nuk e ka shqetësuar, por ka bërë punën e tij.

“Kemi edhe deputetët të cilët nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendimet as kur duhet t’i japin këmbëve për zgjedhjet. Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka vetë punët e veta do të thuhej në kafene, por ai në rregull i kishte edhe pa hyrë në skuadrën tonë.

Nuk është i vetmi, por ia zura emrin se para disa kohësh më tha dua ta mbyll këtë angazhim e tij. Kurrë, asnjë herë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale, por ama nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate, pas një dite të lodhshme në një nga zonat më të ku ka bërë atje sa një qeveri e tërë për njerëzit”, tha Rama në fjalimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA