Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje vajzave dhe grave që të bëhen pjesë e politikës, ndërs nuk la pa përmendur anëtarë të tjerë që sipas tij nuk bëjnë politikë.
Sipas kreut të qeverisë, këta këshilltarë që dalin nëpër kanale televizive janë lukuni insektesh që e bëjnë politikën një skëterrë.
Rama: U them grave dhe vajzave të mos ngurrojnë nëse diçka këtu në kraharor i thërret dhe nxit që të guxojnë, mosbesimi skepticizmi për këtë iniciativë që buron nga nevoja dhe vetëdija për sprovën e një qeverisje si e jona. Këta këshilltarë i gjen kudo mjafton të hapësh gojën dhe të thuash dëshirën, mjafton të hapësh tv dhe të ndjekësh një debat dhe i ke në stomak, mjafton të hapësh një portal dhe i ke në trup si një lukuni insektesh që e bëjnë politikën një skëterrë që janë të gjithë njësoj dreqër me brirë, mjafton të mos e ndash me ta dëshirën, të mos e hapësh tv për debate politike. Të mos klikosh emra portalesh dhe ta shohësh Shqipërinë përmes mendjes tënde. Po të ishin të gjithë njësoj edhe Shqipëria do të ishte njësoj, ne jemi ndryshe dhe Shqipëria është ndryshe. Nëse Shqipëria nuk është ndryshe aq sa duhet, duhet të ndryshojmë ne aq sa duhet.
Top Channel