Në Vlorë zona publike ndryshon faqe, por duhet rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve
Kulmi i sezonit turistik i ndryshoi faqen plazhit publik në qytetin e Vlorës. Për qytetarët dhe pushuesit nuk ofrohet vetëm hapësirë e lirë, por edhe çadra falas.
Këto kushte më të mira, i kanë rikthyer pushuesit pranë plazhit publik, por të shumtë janë ata që thonë se vetë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen më shumë dhe t’i ruajnë investimet, pasi edhe një vit më parë bashkia vendosi çadra e shezlongë në këtë zonë, ndërsa u thyen të gjitha.
Besnikë të plazhit publik nuk janë vetëm vendasit, por edhe shqiptarët e diasporës.
“Mua më pëlqen shumë Vlora”, shprehet një banorë i cili jeton për vitesh në Amerikë: “Edhe plazhet janë shumë të bukura, mos të ecim me lajmet që portale të ndryshme hedhin si nga çmimet ashtu dhe kushtet në breg të detit”.
Top Channel