![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/TELEMMGLPICT000411405750_17390421821460_trans_NvBQzQNjv4BqqD7eNBNq8sAlPLifcxZQVK1UDbDdk-JPjedL466dDsg_hd-800x450.jpg)
08/02 22:50
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime thelbësore në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai tha se platforma “Deputeti që duam” është një derë e partisë së tij, e hapur për të gjithë.
Rama u shpreh në Kongres se askush nuk do të mundet të largojë këdo që ka dëshirë të bëhet pjesë.
“Shikoje platformën ‘Deputeti që duam’ si një derë të re të PS-së, ku mund të trokasësh pa ndërmjetsa, pa frikën se nuk të hapet, apo se po t’u hap të del ndonjë i shëndoshur dhe i përgjumur dhe të thotë ‘ç’a do mo vlla, ik o vlla. Ik se kemi punë’. Regjistri emrin, shprehe dëshirën tënde dhe mos prit, po fillo organizohu që të dalësh në pah”, tha Rama në fjalimin e tij.
Top Channel