Plagosi tre ditë më parë djalin e tij, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 83-vjeçarin, i moshuari: Isha në gjendje të rënduar

28/07/2024 11:23

Gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për 83 vjeçarin Agim Shkullaku që plagosi 3 ditë më parë djalin e tij.

Është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë për Agim Shkullakun 83 vjeçarin që qëlloi me çifte djalin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Seanca u mbajt rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe gjykata vendosi arrest me burg për 83 vjeçarin.

Pak ditë më parë para grupit hetimor 83 vjeçari është shprehur se e ka plagosur djalin e tij në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga i biri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA