26/12 08:12
Kaltra Meça, sportistja më e re e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, mbylli sot garimin e saj në disiplinën Not 200m Stil i Lirë.
16-vjeçarja e talentuar u rendit e katërta në Baterinë e Parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.
Adoleshentja shqiptare, të cilën e pret një e ardhme e ndritur, regjistroi kohën 02:12:21 në eliminatore. Duke dhuruar një performancë për t’u duartrokitur.
Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike.
Top Channel