“Nuk jemi as një dhe as dy”, Rama për kritikuesit e maxhorancës që rendisin emrat e ish zyrtarëve në SPAK: Sikur po numëroni dëshmorët, ne jemi 800 mijë

28/07/2024 22:03

Në fjalimin prej 72 minutash të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë edhe kritikëve që numërojnë emrat e ish-ministrave dhe ish-deputetëve që shkojnë dhe japin llogari në SPAK.

Ai tha se socialistët nuk janë as një mijë e as 2 mijë, por 800 mijë anëtarë dhe nëse disa prej tyre kanë probleme me SPAK-un, socialistët kanë me mijëra që mund ti zëvendësojnë.

“Kush ka në këtë parti llogari për të dhënë për korrupsion, e ka adresën te SPAK. kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin në atë adresë për të dhënë shpjegime, le të shkojë të japë shpjegime dhe të vazhdojë punën. Duhet të mësohemi edhe me këtë. Do të mësohen edhe ata që janë atje me kamera sikur po vijnë miss-et dhe po parakalojnë dhe do kuptojnë që kjo është pjesë e sistemit.

Të tjerat, thoshte i bekuari At Gjergj Fishta, janë dokrra hini. Lavdi Zotit dhe lavdi shqiptarëve që e mbështesin këtë parti, ne nuk jemi as një dhe dy, sjemi as 1 mijë as 2 mijë. Ne jemi 800 mijë njerëz që duan të bëhet Shqipëria. Plus dhe ata që do votojnë nga emigracioni, ne duhet të synojmë 1 milionë”, tha Rama.

Sipas tij: “Kush rri e numëron “ish ministrin, e thirrën”, sikur numëron dëshmorë dhe sikur po na mbyll rrugën se nuk kemi të tjerë, unë them se duhet të shkojë të bëjë derman për syrin te një hoxhë apo te një prift se ne nuk i bëjmë dot derman. E kanë bërë këtë punën e emrave, siç kanë qenë dikur yjet e pashuar. Ne jemi 800 mijë dhe kjo nuk është lojë. Kjo është një ndarje e madhe e shapit nga sheqerit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA