“Ndryshojnë emra dhe fytyra në qeveri vetëm për makijazh”, nënkryetari i grupit të PD, Salianji: Balla dhe Çuçi shkuan në gijotinë prej “TIMS”

28/07/2024 16:27

Nënkryetari i Partisë Dmokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Salianji është ndalur kryesisht tek shkarkimet e Taulant Ballës dhe Bledi Çuçi.

“Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njëjti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë duke çimentuat partinë shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!

I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimo për TIMS të zbresin politikisht dy ish ministrat Ballën dhe Çuçin,jo se u shkatërrua “TIMS” por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi. Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinën politike”, reagoi Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA