Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, duke kontribuar me 20% të prodhimit të brendshëm bruto.
Kështu bujqësia bëhet krahu i djathë i ekonomisë, përballë kësaj situate vendi ynë ka nevojë për agronomë, veterinerë dhe specialist peshkimi.
Rektori i Universitet Bujqësor, Fatbardh Sallaku thotë se ditën e martë maturantë duhet të zgjedhin degët e bujqësorit pasi tregu i punës është i garantuar.
Pavarësisht kësaj të rinjtë shqiptare nuk e duan punë e tokës, numri i studentëve që zgjedhin degët bujqësore në çdo vit të ri akademik është në rënie.
“Tregu i punës është i garantuar për të gjithë këto të rinj që diplomohen në UBT, vetëm Ministria e Bujqësisë dhe Xhvillimit Rural në kohën që ne po flasim ka 198 vende pune bosh”, tha rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
Por kërkesa për specialist bujqësie nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, prandaj për këtë arsye diploma e UBT i hap dyert çdo të riu në të gjithë vendet e BE-së.
“Çdo maturantë që do të regjistrohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të jetë përfitues direkte i një prej projekteve më ambicioze, sepsetë gjithë maturantët që do të regjistrohen në këto programe do të behën pjesë e projektit me Universitetin e Shkencave të Jetës, “Bokus të Vjenës. Dhe në harkun kohor të këtyre 5 viteve të gjithë maturantët do të kenë fatin të marin dy diploma atë të UBT dhe të Bokusit të Vjenës”, tha ai.
Maturantët që do të zgjedhin të studiojnë për veterinari, zooteknikë, agronomi apo peshkim do të mbështeten nga qeveria shqiptare financiarisht çdo muaj me 40 mijë lekë të reja.
Top Channel