23/11 20:33
Egnatia ka zhvilluar një test miqësor me Napolin, duke u mposhtur me rezultatin 4-0 nga ekipi i Antonio Contes.
Sfida e zhvilluar në Castel di Sangro u dominua nga ish-kampionët e Italisë nga fillimi, me Kvaratskhelian dhe Politanon që tundën rrjetën e Dabjanit në minutat 21’ dhe 29’.
Në pjesën e dytë, sulmuesi gjeorgjian tundi dhe njëherë rrjetën e kampionëve të Shqipërisë në minutën e 53’, ndërsa për t’i dhënë goditjen finale ekipit të Tetovës mendoi Ngonge që realizoi dhe golin e katërt në minutën e 69’.
Kështu Egnatia do të rikthehet me një humbje në Shqipëri, me mendjen e rrogozhinasve që ngelet te ndeshja e kthimit me Vikingur Rejkjavik, për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, fitores 0-1.
Top Channel