“Kur të na përcjellë të gjithëve në Sharrë ose Tufinë, Majko do dëshmojë për këtë që kam thënë”, batutat e Ramës për ish-kryeministrin: Ke mik lali Erin, i gjen varret aty ku do

28/07/2024 18:31

Fjalimin e gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama e ka shoqëruar me batuta me disa prej socialistëve të vjetër.

Fillimisht përpara kongresit prezantoi “pasardhësen” e tij, një vajzë te re, të quajtur Helena, për të cilën tha se do të jetë në të ardhmen kryetare e Partisë Socialiste.

Dhe si dëshmitar të këtij parashikimi të tij zgjodhi Pandeli Majkon, të cilin e cilësoi si të pavdekshëm.

“Majko do dëshmojë përpara gjeneratës X që e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket se ishte Edi Rama se kushedi se sa nga ata do ketë përcjellë në Sharrë apo në Tufinë se është edhe mik me lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do”, u shpreh Rama.

Por nuk ishte kjo e vetmja batutë e tij me Majkon.

Teksa prezantonte Elisa Spiropalin si kryetare të Kuvendit, duartrokitje të shumta shpërthyen në sallë.

“He mor Pand, i sheh duartrokitjet, na u rritën kalamajtë”, iu drejtua Rama, Majkos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA