U tërhoq nga posti i kryetares së parlamentit, Berisha nuk kursen kritikat ndaj Lindita Nikollës: Ke qenë skllave e verbër e…

27/07/2024 10:28

Nga foltorja Kuvendit ditën e djeshme, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar se do tërhiqet nga posti i saj, të cilin e bën prej tre vitesh.

Ajo tha se vendimi është për arsye shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës nga ajo.

Për largimin e saj, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ku përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, por nuk ka kursyer kritikat ndaj saj, të cilën e konsideron si një “skllave të verbër të Edi Ramës. Sipas Berishës ajo ka shkelur ligjin dhe kushtetutën për të mbrojtur mikun e saj.

POSTIMI I PLOTË:

“Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetar/ kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament. Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.

Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.

Si ministre arsimi Linda e parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë, 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku. Ajo me Ndrecën, sekretar të përgjithshëm është akuzuar se dorëzoi detyrën me një vile pas rikonstruksionit prej 13 milionë euro të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA