Deputetët para se t’i drejtoheshin bregdetit miratuan 24 aktet e fundit për sesionin e verës. Votimi në seancën maratonë reflektoi marrëdhënien e brishtë brenda kampit opozitar dhe ndasinë e thellë për ndryshimet ne ligjin zgjedhor e cila rrezikon të prishë ekuilibrat mes aleatëve në të ardhmen.
Demokratët e Sali Berishës zgjodhën të bëjnë pakt me socialistët e Edi Ramës, duke bashkuar votat ne Parlament për të forcuar peshën e kryetarëve në hartimin e listave për deputet.
Kundër paktit të dy partive të mëdha, u rreshtua Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, i cili ishte i vetmi nga grupi i PD-se që doli nga rreshti. Edhe pse kundër krerët e partive te vogla nuk morën pjese ne votim. Lulzim Basha i cili flet për pazar, të njëjtin pazar nuk qëndroi ta kundërshtonte edhe me votë po u mjaftua me fjalë.
Tre aleatët historik te demokrateve Mediu Duka dhe Dule kërkuan që mbyllja e listës të ishte opsionale por amendamenti u tyre u rrëzua.
Te njejtin fat patën edhe amenndamentet e Lulzim Bashës për hapje të listave. Demokraët e Sali Berishës edhe pse ishin prezet zgjodhen te mos merrnin pjesë në votim, ndërkohë disiplinës nuk iu bind Albana Vokshi që votoi si PS kundër nsmave te ish kryetarit. Krahas divorcit politik Enkelejd Alibeaj votoi pro amendamentit Basha.
Nisma e deputeteve femra për të pasur një vend të sigurt në listën ku do luftohet për votë preferenciale u duartrokit nga të gjithë, por nuk u mbështet nga deputetet zonja që ndjekin Lulzim Bashën, Oriola Pampuri dhe Merita Bakiu.
Disiplina nuk mungoi as nga radhët e mazhorancës. Socialistët ngushtuan radhët për të të rritur pagat e gjyqtarëve kushtetues, por pa sukses, pasi nuk arritën te sigurojnë 84 vota. Kartoni kundër që ra në sy ishte ai i socialistit Fatmir Xhafa.
Monika Kryemadhi bashkoi jo pak herë votat me socialistët për ligjet që kishin të bënin me ushtrinë. Të njëjtin akt bashkë me ish-kryetaren e LSI-së ndërmori edhe republikani Fatmir Mediu kur erdhi radha e projektligjit për planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura.
Ligjvënësit nuk ia dolën dot të hartonin një raport të përbashkët për hetimin e kryer për të dhënat e sistemit TIMS, ndërkohë votat mes te majtëve dhe të djathtëve u bashkuan për t’i dhënë edhe 3 muaj të tjerë oksigjen komisionit hetimor për Koncesionet ne Shëndetësi.
Top Channel