Duke lëvizur i qetë me biçikletë në qytetin bregdetar të Durrësit, një 32-vjeçar u vidhte bizhuteritë qytetarëve në rrugë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 32-vjeçari me iniciale G.M. i tërhoqi nga qafa varëset e floririt dy grave.

I riu, banues në Kavajë, u vu në pranga nga policia dhe ndaj tij ka nisur hetimi nga Prokuroria e Durrësit.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë. Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve“, njofton policia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA