Një nga vendet më të bukura në Kanada është duke u shkatërruar aktualisht nga zjarret e shfaqura papritur në fillim të javës në perëndim të kontinentit amerikan.
Zyrtarët e parkut kombëtar të Jasper thanë se zjarret kanë hyrë në anën jugore dhe zjarrfikësat po përpiqen të mbrojnë infrastrukturën më të rëndësishme.
Demet janë të mëdha teksa kryeministrja e Alberta dukej se mbante lotët në konferencën e shtypit.
Danielle Smith tha: “Ndjenja e humbjes e vetmisë është e madhe, si për ata që jetojnë në qytet, për ata që janë kujdesur për të e për ata që e kanë ndërtuar”.
Zëdhënësi i agjencisë së Parqeve të Kanadasë, James Eastham tha për gazetarët jashtë qytetit të Jasper se zona është mbushur me tym dhe se ka dëme strukturore.
Ai shtoi se puna e zjarrfikësve fokusohet në mbrojtjen e strukturave të trajtimit të ujit dhe të komunikimeve.
Shumica e tentativave për përmbajtjen e zjarreve janë ndaluar prej rrezikshmërisë së lartë.
Zyrtarja e agjencisë së pyjeve Katie Ellsworth tha: “Intensiteti bëri që ne të reduktojmë numrin e punonjësve të ekspozuar ndaj rrezikut”.
“Parku kombëtar i Jasper është një thesar kombëtar, i shpallur trashëgimi natyrore prej vitit 1984 bashkë me panoramën mahnitëse malore”.
Helikopterë silleshin dje rreth parkut për të parë për persona të mbetur ende në zonë, megjithë largimet e vizitorëve e rezidentëve, shkruan Metro.co.uk.
Më shumë se 100 zjarre po digjen vetëm prej kësaj jave në rajonin kanadez të Alberta, shkaqet e nisjes së të cilëve nuk dihen.
Top Channel