“Na riktheni vendin tonë”/ Mijëra konservatorë të djathtë protestojnë në Londër kundër politikave liberale (fotot)

27/07/2024 18:30

Mijëra protestues zbritën sot në qendrës të Londrës me flamurë anglezë dhe këngë patriotike për të protestuar kundër politikave liberale qeveritare të emigracionit, grupeve LGBT dhe kufizimeve të perceptuara të lirive, duke brohoritur “Na riktheni vendin tonë!”, në mitingun e drejtuar nga radikali Tommy Robinson.

Demonstruesit u mblodhën para gjykatës së lartë dhe më pas marshuan në sheshin qendror Trafalgar Square, në atë që organizatori Robinson tha se do të ishte “mitingu më i madh patriotik në Britani”.

Policia kishte mbushur kryeqytetin me rreth 1,000 efektivë për të ruajtur rendin në mitingun e djathtë, ndërsa një anti-miting “anti-racist” dhe një paradë homoseksualësh po zhvilloheshin 2 km larg vendit.

Rrjeti vendas Daily Mail shkruan se në protestën e djathtë kishte flamurë britanikë, Anglezë, skocezë e uellsianë.

Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej ‘Jo e djathtë ekstreme, thjesht e drejta’, teksa në gjuhën angleze fjala ‘right’ do të thotë dhe “e djathta” edhe “e drejta”.

Në protestë kishte gjithashtu thirrje anti-muslimane dhe anti-qeveritare, ndërsa mitingu pritet të vijojë deri në 17.30

FOTO GALERI
3/7
Organizatori Robinson tha se do të ishte “mitingu më i madh patriotik në Britani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA