“E vendosur midis detit Jon dhe maleve madhështore, Himara është një qytet i vogël në bregdetin jugor të Shqipërisë me plazhe spektakolare”, shkruan Phoebe Cornish në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Ksamili është cilësuar si një perlë e fshehur e Evropës verën e kaluar, por fshati turistik në Rivierën Shqiptare ka fituar një reputacion krejt tjetër që atëherë. Plazhet e tij dikur të qetë e për të cilët vizitorët thonë se ende janë “të bukur”, janë mbushur me turistë dhe vetëm disa pika “sekrete” kanë mbetur për t’u zbuluar në zonë.

Edhe pse Ksamili mbetet destinacion më i lirë krahasuar me Greqinë e afërt, kufiri i së cilës është vetëm 1 orë e gjysmë larg me makinë, Himara është alternativa ideale për pushime të qeta e pa turma vizitorësh.

Duke ndarë këshillat e udhëtimit për destinacionin shqiptar në blogun e tyre “Along Dusty Roads”, Andrew dhe Emily thanë: Kur bëhet fjalë për bregdetin shqiptar, shumica e turistëve duhet të zgjedhin se ku do të qëndrojnë për disa ditë ose më gjatë. Për ne, Himara është një nga opsionet më të mira. Do të preferonim më shumë një qytet të vogël bregdetar, në vend të një plazhi me një zhvillim modern turistik që rritet rreth tij e ku jeta sillet rreth sezonit të verës. Ndërsa terreni i Himarës mund të duket paksa i ashpër, mungesa e hoteleve të bukura dhe resorteve të mëdha do të thotë se ka kaq shumë hapësirë ​​të paprekur për t’u zbuluar. Ne mendojmë se Himara është një zgjedhje e shkëlqyer e një bazë për turistët që kërkojnë të shijojnë dhe eksplorojnë Rivierën Shqiptare, veçanërisht nëse jeni duke bërë një udhëtim rrugor me një makinë me qira. Në varësi të stilit të udhëtimit, adhuruesit e plazhit mund të kalojnë pesë netë këtu, pa e vizituar të njëjtin vend dy herë.

Plazhi Spille është kryesori në Himarë e ndodhet pranë qendrës së qytetit. Eshtë lehtësisht i aksesueshëm dhe ofron disa nga restorantet më të mira në qytet. Gjiri i Akuariumit është plazhi më i bukur në Himarë, sipas blogerëve të udhëtimeve të “The Travel Folk”.

“Plazhi është i fshehur dhe i aksesueshëm vetëm nëpërmjet Plazhit të Livadhit ose qendrës së Himarës. Himara ndihet si një copëz e parajsës shqiptare, me rërën e bardhë dhe shkëmbinjtë që krijojnë një liman të vogël”, tha themeluesja e “The Travel Folk” duke folur për vizitën e saj në Shqipëri. /TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA