Jusel Mici dhe Mendim Domi u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për mashtrimin e bërë nëpërmjet Call Center-ave.
Mici akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, mashtrimit kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.
Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.
Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre).
Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:
Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.
Top Channel