Vetëm pak kilometër larg qendrës së qytetit, nga të dy anët e rrugës e rrethuar me shkëmbinj të lartë dhe të gjelbëruar dhe mes për mes kalon lumi.
Ideale për një ditë pushimi dhe pa shumë shpenzime, “Lugina e Kirit” është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara në Shkodër për turistet dhe emigrantet.
“Shqipëria me ka pëlqyer shumë dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Këtu është një vend shumë i veçantë. Jemi mësuar në Itali me detin dhe peisazhe të tjera por këtu në lum, mes malesh, është diçka tjetër”, tha një turist.
Banorët tregojnë se zona gjallërohet gjatë verës me turistë dhe emigrantë.
Pastërtia e ujit të lumit, ajri i freskët i maleve dhe pyjet që e rrethojnë atë, e bëjnë të veçantë dhe vendin ideal për një fundjavë relaksi larg zhurmës.
Top Channel