Nga Monika Stafa

Librashitësit thonë se librat janë një formë e lirë argëtimi. Ndërsa nëse shkojmë në kinema, duket qartë që ndoshta shkon edhe më lirë. Ndryshimi është që shija e tij mbetet pak më gjatë.

Ka dhe një ndryshim tjetër këtu në mes. Filmi “Doktor Zhivago” p.sh., është pak më i gjatë se tre orë. Romani me të njëjtin emër do na mbaje duke e lexuar për më shumë se 12 orë, nëse do ta lexojmë atë me një shpejtësi mesatare.

Sikurse dhe e shihni, filmi jo pak e konkurron librin në gjatësi kohore. Dhe duke qene se sot te gjithe luftojme me kohen do te thote se ky eshte nje argument qe na mpak dëshirën për të lexuar.

Por pyetja është, a kënaqet plotësisht qenia jone vetëm me filmin? Kjo është dileme e ndryshme dhe jo aq sfiduese për secilin nga ne.

I kthehemi dhe njëherë asaj ç’ka vërtet ndodh. Sikurse dhe e vumë re sa i përket kohës, librat mbeten të shtrenjtë. Një libër si Dr. Zhivago sikurse e thamë, mund të na haje gjithë kohën tone të lirë për gati një muaj, ndërsa na duhet te rendim në disa punë njëherësh gjatë ditës.

E megjithatë, kush e do librin nuk e pengon ky argument të lexojë libra.

Ndaj, tani në një epokë tjetër timen, sigurisht mbetem të them se jam më selektive.

E dyshoj se në listën më të re interaktive që ofrojnë platformat e “librave më të mëdhenj të të gjitha kohërave” të mund të gjej titujt se çfarë të lexoj.

Listat ofrojnë një renditje prej 500 librash që shfaqen shpesh si titujt më të mirë, ndërsa ju tregon gjithashtu se sa kohë do t’ju duhet për të lexuar secilin prej tyre.

Kështu p.sh. sikurse ju thashë, epika romantike e Boris Pasternak kërkon gjysmë dite për të lexuar. Nje tjeter klasik edhe më shumë.

Por mos u trembni, unë nuk do ta merrja renditjen e çdo platforme si ungjill. Këto ditë më duket më ushqyese, me e shëndetshme të lexoj libra që kanë ekzistuar për disa shekuj sesa ata që janë publikuar në dekadat e fundit, megjithëse disa prej tyre janë të shkëlqyer.

Fatmirësisht, shumë nga klasikët e vjetër bëjnë dhe 500 më të mirët (mund t’i kërkoni sipas dekadës ose shekullit të botimit).

Ndaj, luftoni me veten, e di që është shumë e vështirë, te kaloni kohën tuaj me mençuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA