Ditën e djeshme kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla dha dorëheqjen nga posti i saj, ku shërbeu për tre vite.
Ajo shprehet se arsyeja e largimit të saj nga ky post ka të bëjë me disa çështje shëndetësore dhe kërkon që të mos spekulohet politikisht me këtë largim.
Për largimin e Nikollës ka reaguar Elisa Spiropali e cila shprehet se këto tre vite, ajo ka qëndruar në lartësinë dhe dinjitetin që i takon asaj detyre dhe e quan një grua të fortë dhe mike të mirë.
“Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri. Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre. Grua, mike, kryetare, shumë përqafime për Ty”, shkruan Spiropali në Facebook.
Top Channel