Kristianët dënojnë parodinë e Olimpiadës së Parisit me Biblën dhe simbolikën e degjenerimit në ceremoninë sportive (fotot)

27/07/2024 16:14

Besimtarë kristianë, përfshi dhe Elon Musk kanë dënuar dje hapjen e Lojrave Olimpike të Parisit për një parodi të dukshme transseksuale me Darkën e Fundit të Biblës dhe simbolikat sataniste të shpërndara gjatë performancave.

Kritikët quanin shfaqjen katër orëshe ‘të tejzgjatur e pashije’, sidomos për simbolikat ogurzeza të “kalit të zbehtë” që simbolizon vdekjen, apo të “viçit të artë” që sipas Biblës djalli sjell për të larguar njerëzit nga besimi tyre kristian.

Një nga numrat më të papëlqyera ishte imazhi i mbretëreshës franceze Marie Antoinette që dukej se këndonte duke mbajtur në dorë kokën e saj të prerë.

Por ajo që shkaktoi më shumë debate ishte një rindërtim i skenës së Darkës së Fundit , ku Krishti dhe dishepujt e tij në tavolinë duket se ishin zëvendësuar me burra transvestitë të lyer me ngjyra të shndritshme e me veshje të vogla provokuese.

Në qendër të tavolinës ishte një grua me fustan dhe pajisje DJ , të cilës i dukej një aureolë mbi kokë, e cila rrethohej me trasnvestitë me fytyra të lyera që performonin.

Darka e Fundit është piktura e Leonardo da Vinci që paraqet takimin e fundit të Jezusit me dishepujt e tij.

Pronari i Tesla e SpaceX, Elon Musk, shkruante në rrjetin X – se performanca ishte një ofendim për kristianët dhe promovim i degjenerimit.


“Kristianizmi e ka humbur forcën e tij” shkruante Musk, duke iu referuar performuesve, shumica e të cilëve vetëm kishin lyer trupin me ngjyra dhe mbanin veshje thuajse të padukshme.

Në një tjetër moment të kontestuar në skenë u shfaqën dhjetëra Marie Antoinett-a pa kokë, duke iu referuar historisë së mbretëreshës franceze.

Por edhe me herët nisja e ceremonisë në lumin Senë u pengua nga shiu i dendur që detyroi mijëra spektatorë të mbanin mushama plastike./Daily Mail/

FOTO GALERI
5/9
“Viçi i artë” që sipas Biblës djalli sjell për të larguar njerëzit nga besimi tyre kristian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA