Një aksident me pasojë dy të plagosur raportohet në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Sheqmusalala.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA