Bamir Topi i ftuar në “Breaking” në Top News shprehet se Rama dhe Berisha ishin shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit në 2008.
Ndërsa nuk ka kursyer as deklarata të forta për Berishën, ku shprehet se ai është një rast që duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nga sociologë, psikologë etj. Nëse Berisha drejton opozitën që quhet si institucioni i shpresës, sipas Topit është e ndaluar që të shpresosh dhe të ëndërrosh.
Bamir Topi: Burimi i ujit në kuptim metaforik, kalon tek këta të dy, Berisha-Rama. Këta ishin që bënë 2008, këta rikonfirmuan atë që konsiderohet edhe nga ata të tjerët që janë brenda, në përjashtim të një kasti që më kujton eurokomunizmin, që delegonte njerëzit e saj në pozicione për të dominuar sindikatat në kapitalizëm. Kështu janë disa njerëz, bëjnë servilin, rrotullohen, servilosen, depersonalizohen për të marrë një karrige.
Berisha e di shumë mirë që ç’kishte për të ndodhur, ndodhi. Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet të studiohet nga politologë seriozë. Nga sociologë, nga psikologë, pra nëse është aftësia e tij, nëse është një lloj varësie independence e njerëzve që janë pranë tij sepse ka ndodhur një tërmet shumë i fuqishëm brenda pak kohësh. Ç’më intereson mua historia e vulës apo siglës. Unë mbaj mend një ditë janari që mu kujtua filmi Skënderbeu kur turqit shkonin për të pushtuar kalanë e Krujës.
Kjo ndodh, në këtë lloj aktualiteti, dikush e quan absurditet, dikush e quan aftësi, trimëri, por historia është që në këtë terren shqiptar, në këtë mjedis që nuk arrin të identifikosh më cili është qytetar normal dhe jo normal, pikërisht kjo pjesë shkon dhe jep çmimin për të riardhur sërish dhe për të drejtuar institucionin e shpresës, opozitën. Institucionin e shpresës nëse e drejton ky personazh atëherë ti e ke të ndaluar të shpresosh, të ëndërrosh. Historia e fenomeneve që e ka ndjekur Shqipërinë dhe shqiptarët është një histori që ka ndodhur në një ditë. Unë nuk mund të arsyetoj dhe gjykoj për gabimet që çdo njeri bën në karrierën e tij politike, është e kaluar, por kur kjo histori vjen dhe agravohet dhe nuk jep asnjë shpresë për nesër…
Top Channel