Do digjte me benzinë parukerinë e ish-kunatës, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

27/07/2024 12:58
Foto Ilustruese

Një 24-vjeçar u vu në pranga në Korçë, pasi dyshohet se tentoi të digjte parukerinë e ish-kunatës së tij.

Sipas policisë, i riu do të përdorte benzinë për djegur biznesin që përdoret nga ish-kunata. Dyshohet se këtë veprim, shtetasi me iniciale S.D. e ndërmori për hakmarrje, por nuk dihen më shumë detaje.

Ai u vu në pranga dhe çështja po hetohet nga Prokuroria e Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA