Pas hedhjes poshtë të paktit me PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij nga ballkoni, ka sulmuar kreun e SPAK Altin Dumanin.
Berisha thotë se nuk duhet të presin asgjë nga Dumani, të cilin e quan zagar dhe mercenar, apo nga SPAK, që sipas tij është një organizatë kriminale.
“A mundet ne të firmosim pas një viti mandatin e krimit të Edi Ramës? Të firmosim zbrazjen e mëtejshme të Shqipërisë? Të firmosim vjedhjen dhe plaçkitjen e saj? Miqtë e mi, koha na thërret, vota e lirë na thërret. Ndaj dhe të përgatitemi, asgjë nuk presim ne nga zagarë dhe mercenarë si Dumani dhe organizata kriminale e Skrapit”, tha Berisha.
Ish-kryeministri nuk la pa përmendur edhe Lindita Nikollën, për të cilën u shpreh më herët sot pas dorëheqjen së saj nga posti i kryetares së Kuvendit, se ka qenë një skllave e verbër e Edi Ramës dhe që pritet ta zëvendësojë ministrja për marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda e parlamentit dhe kthehet Eliza e parlamentit”, tha kreu i PD.
Top Channel