Aksidenti për pak i mori jetën! Rrëfehet ekskluzivisht në “S’e Luan Topi” Ronn Moss: Shenja e universit që më bëri të heq dorë nga “Beautiful”

27/07/2024 19:08

Ikona e serialit më të komentuar amerikan, “Beautiful”, aktori Ronn Moss, ose Ridge sikurse e njeh shikuesi në Shqipëri dha një intervistë ekskluzive për “Se’e Luan Topi”, në takimin e fundit për këtë sezon.

Ronn Moss zbuloi arsyen përse braktisi “Beautiful” pas 25 vitesh. Sipas tij, një aksident rrugor, ku u përfshi ai dhe bashkëshortja, ishte ‘një shenjë’ për të të hiqte dorë nga roli.

“U kthye në një çastë që mora një vendim shumë të madh. Unë dhe gruaja u aksidentuam rëndë, nuk po lëviznim fare, ishte një kamion i ri dhe përplasja e shkatërroi. U rrotulluam, ishin në mes të 8 makinave që u përfshinë në aksident. Lëndova shpatullën, kokën. Humba ndjesitë e krahut të majtë se nuk e dija nëse do të luaja më kitare. Aty m’u dëmtua edhe aftësia për të mbajtur mend dialogët masive në serial. E kuptova që ishte një problem i madh. Vendosa që ishte një shenjë, kisha marrë edhe shenja të tjera. Ndonjëherë, kur i dëgjon, ndjek drejtime më të mira. Vendosa që duhet të largohesha”.

Më pas, Ronn Moss rrëfen se iu dedikua muzikës, ndërsa nuk përjashton mundësinë se mund të japë koncerte edhe në Shqipëri. Ndonëse ka pak në vendin tonë, ai tregon se është i magjepsur me njerëzit, traditat dhe natyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA