Adoleshenti godet me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Vlorë, vihet në pranga

27/07/2024 21:06

Një adoleshent ka goditur me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, ku dyshohet se i mitur I. H.,  gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë R. V.

38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA