Zjarret shkatërrojnë masivet pyjore në Kanada e veriperëndim të SHBA, mijëra të evakuar (fotot)

26/07/2024 16:36
Zjarri ne Jasper, Alberta

Vatra të shumta zjarresh janë shfaqur nga dje në disa zona në veriperëndim të SHBA dhe jugperëndim të Kanadasë, duke detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre .

Në qytezën kanadeze të Jasper në Alberta, zyrtarët thanë se një mur zjarri me flakë deri në 50 metra të larta ishte ngritur papritur.

Alberta në Kanada përballet me më shumë se 100 vatra zjarri, një pjesë e mirë e të cilave për fat të keq jashtë kontrolli.

Zjarret kanë shkatërruar 50% të strukturave të qytezës turistike Jasper e cila pret rreth dy milionë vizitorë në vit.

Zyrtarët e Parks Canada thanë se zjarri në Jasper u shkaktua nga një “goditje rrufeje” dhe më pas u përhap nga era.

Zjarri më i madh në SHBA është aktualisht në Durkee në Oregon që raportohet se ka djegur rreth 100 hektarë.

Zjarri kërcënon disa qyteza të vogla dhe ka vrarë qindra kafshë blegtorie e shkatërruar disa ferma.

Një zjarr në Boise, në shtetin e Idaho, është vënë nën kontroll në gjysmën e perimetrit të tij dje, njoftonin zyrtarët zjarrfikës.

FOTO GALERI
2/3
Evakuim i kafsheve ne Kanada

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA