Deputeti demokrat Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare e quajti si një ditë celebrimi martese mes PD dhe PS për paktin e arritur për Reformën Zgjedhore.
Me ironi, Sula tha se duhet të ishin prezent edhe Kryeministri, ministrat dhe dëshmitarë të tjerë, për kurorëzimin e kësaj martese, ndërsa mori si shembull vitin 2008, ku atëherë “ishim të gjithë prezent në atë ceremoni”, tha deputeti.
“Sot është një ditë e veçantë celebrimi martesës midis PS dhe PD. Mendoj që nuk la logjikë dhe moral që në këtë ditë të shenjtë mungojë kabineti qeveritar, kryeministri dhe dëshmitarët e kësaj ceremonie martesore. Do kërkoja që të ndërpritej seanca për pak minuta të na vijë prezent kryeministri i Shqipërisë, babai i gjithë ne… se bashkë jemi tani të gjithë dhe të fillojmë një diskutim serioz”, u shpreh Sula.
Më tej foli për listat e mbyllura duke thënë me ironi se Rama nuk ka pse del në fushatë, se zgjedhjet i ka të fituara.
“Do kesh dhe nga ato që janë burra, por do kthehen në gra në 2025, ti gëzosh! … Zoti Rama, çfarë ilaçi i dhe opozitës në 2017? Në 2019? Po sot çfarë ilaçi po u jep?
Kishim shpresë që të vinim në pushtet në 2025, por sot kam një lutje për ty kryeministër… të lutem mos dil në fushatë në 2025 sepse i ke fituar zgjedhjet sepse mund të na marrë shumicë të cilësuar, dhe nuk do ketë fare opozitë.
Nuk shtirem para demokratëve që prisnin të fitoni në 2025, është një bllok politik që do çimentohet në 2025. Kjo është për të ardhur keq”, tha ai.
Top Channel