Kuvendi do të mbajë sot seancën e fundit plenare maratonë, në mbyllje të këtij sesioni parlamentar.
Ditën e sotme pritet të votohet drafti i dakordësuar mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore.
Rendi i ditës
Në mbështetje të urdhrit nr. 50, datë 24.7.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
2. Projektligj “Për miratimin e rezolutës nr. 265 “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe regjistrimi/nënshkrimi në të” të vitit 2023 të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit – Porta Globale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi Çështjet Europiane
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 0019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81 , pika l , nenit 81 pika 2, dhe nenit 83 pika l, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë të cilësuar votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
7. Projektligj “Për Policinë e Shtetit”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
8. Projektligj “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024- 2033”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
9. Projektligj “ Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, kampusi në Gjirokastër”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
11. Projektligj “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
12. Projektligj “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
13. Projektligj “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
14. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
15. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
16. Projektligj “Për një ndryshim në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
17. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
18. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 35/2023 “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
19. Miratimi i Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë të cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit
20. Projektvendim “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit
për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS”.
(Në mbështetje të nenit 77, pika 2, 77, pika 2 të Kushtetutës, në mbështetje të ligjit Nr.8891, datë
02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, dhe nenit 25
të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
21. Projektvendim “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv”. (Në mbështetje të ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mb ikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, dhe nenin 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
22. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. (Në mbështetje të ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, dhe nenin 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
23. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21, pika 1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
24. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
25. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
Top Channel