Rusia arreston zv. ministrin e mbrojtjes me akuza korrupsioni (fotot)

26/07/2024 17:05

Arrestimi i Dmitry Bulgakov është incidenti i profilit më të lartë në një fushatë disa mujore spastrimesh mes radhëve të ushtrisë së Moskës.

Ish-zv. ministri rus i mbrojtjes Bulgakov drejtonte për gati 15 vjet logjistikën ushtarake, para se të shkarkohej në shtator 2022. Por ai u ndalua dje nga shërbimet e sigurisë FSB dhe po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë.

Sipas raportimeve ai fajësohet për dështime logjistike të ushtrisë ruse në muajt e parë të sulmit të Kremlinit në lindje të Ukrainës, ku trupat mbetën pa furnizime të përshtatshme çka kishte ndaluar avancimin e tyre.

Bulgakov, i cili ka marrë disa nderime civile e ushtarake përfshi dhe medaljen Hero i Rusisë, ishte një nga zyrtarët e mbrojtjes që kishte shërbyer më gjatë.

Spastrimet e ushtrisë raportohet se kanë nisur më 23 prill me arrestimin e papritur të ish-ministrit të vjetër të mbrojtjes Timur Ivanov, dhe për disa javë katër zyrtarë të tjerë të lartë u arrestuan për korrupsion.

Putin ka shkarkuar gjithashtu ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu, duke e zëvendësuar së fundmi me ekonomistin teknokrat Andrei Belousov, shkruan The Guardian.

Observuesit thonë se ndryshimet janë një tentativë e Putin për reduktimin e korrupsionit dhe thjeshtimin e prodhimit ushtarak për luftën e zgjatur e të përgjakshme në Ukrainë.

FOTO GALERI
2/2
Putin ka shkarkuar gjithashtu ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu, duke e zëvendësuar së fundmi me ekonomistin teknokrat Andrei Belousov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA