Deputetja Flurura Açka, foli me tone të ashpra kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor, që parashikon drafti i arritur nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Sipas Açkës, me këto ndryshime, kryeministri Edi Rama ka të sigurt edhe një mandat të katërt në krye të qeverisë.
Nëse partitë vendosin për 100 mandate të sigurta dhe 40 shqiptarët, atëherë ç’kuptim ka të shkojnë shqiptarët në zgjedhje. Vazhdoni të mbretëroni bashkë me atë pjesë të opozitës dhe mos i çoni kot qytetarët në kutitë e votimit.
“Thoni se gjasme 18 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë do të votojnë, kjo është vetëm një mbërtheckë. Po i bëni minim demokracisë. Nuk na duhet një kod i arnuar, na duhet një kod total që të mos kemi më probleme dhe të mos e bëjmë çdo 4 vite. Ky sot do të quhet kodi i turpit. Më vjen keq që kjo opozitë, këtij kryeministri që e ka shpërfillur, po i jep mandatit e katërt. Opozita me ju t’i përulet kësulës së kryeministrit dhe të çirret nëpër ekrane sikur po mendon për shqiptarët. S’kam keqardhje që sot do të votoni kundër meje, por mos harroni që i jepni shembull atyre që duan të hyjnë në parlament, ju u thoni se ky parlament është strofulla e njerëzve që mendojnë vetëm për pushtetin e vet. Populli ju dënoftë për këtë kod të shëmtuar që po votoni sot”.
Top Channel