“Partizani i vogël Velo”/ Filmi i regjisores Xhenfize Keko shfaqet në kinemanë verore të arkivave

26/07/2024 15:35

Në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u shfaq për herë të parë në cilësinë maksimale të figurës një prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Partizani i vogël Velo”.

I pranishëm ishte edhe një prej aktorëve protagonistë të filmit,  Eduart Çala, i cili e vlerësoi këtë nismë si të rëndësishme në fushën e kulturës vendase.

“Partizani i vogël Velo” i regjisores Xhanfise Keko në vitin 1980 është realizimi i katërt kinematografik që transmetohet në Kinemanë Verore pranë DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Në mesin e filmave që do të shfaqen deri në mbyllje të këtij sezoni në muajin nëntor, gjenden titujt: “Mëngjese lufte”, “Yjet e netëve të gjata”, “Njeriu me top”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Malet me blerim mbuluar”, “I teti në bronz”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.

Për ndjekjen e secilit prej filmave, hyrja është e lirë nëpërmjet një rezervimi paraprak në faqen zyrtare të këtij institucioni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA