Damian Gjiknuri, i ftuar në Top Talk në një diskutim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se me listat e hapura do të shkatërroheshin partitë politike, pasi sipas tij deputetët do futeshin pa rregull në parti.
“Premisat që bën opinion opozita është qesharake. Këta kanë hall si do ndahen ato pak mandate të mbetura në opozitë, jo të përpiqen të vijnë në pushtet.
Mundësia sot është për 40 mandate minimalisht dhe lart, nuk e kemi menduar sistemi që të jetë 100% i hapur, sepse do të shkatërronte partitë politike. Do kishte tufa njerëzish që futen në parti pa asnjë rregull. Partia nga nevoja merr çdokënd. Të gjitha sistemet që kanë lista të hapura kanë pragje zgjedhore. Në listën e hapura vihej në rrezik kuotat gjinore”, tha Gjiknuri.
Top Channel