23/11 18:41
Projektligji për një ndryshim në Kodin e Punës kërkonte shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo shumicë u arrit me 74 vota nga mazhoranca dhe 20 vota nga opozita. Ajo që ra në sy ishte vota kundër nga deputeti socialist, Toni Gogu.
Ndërkohë, edhe në projektligjin “për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, vihet re vota kundër e socialistit Fatmir Xhafaj. Ky projektligj mori 74 vota pro.
Top Channel