Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor vijnë për shkak të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai u shpreh se negociatat u bënë me Partinë Demokratike për shkak se ka më shumë vota në Parlament.
“Këtu na ka sjellë jo dashuria politike, por një emergjencë kushtetuese. Gjykata ka vendosur heqjen e herësit dhe na la detyrë përfshirjen e votës së emigrantëve. Kam fjalët më të mira për dy negociatorët e PD-PS. Kanë negociuar në transparencë, nuk janë mbyllur në ndonjë apartament. Këtu ka sindroma të ndryshme për mënyrën si bëhen listat. Mos ngatërroni kekun me byrekun. Rregullat e përbashkëta dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses na kanë sjellë këtu”, tha Majko.
“Jemi të detyruar të merremi me pjesën që ka më shumë vota në Kuvend. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura, le të votojë kundër. Ne na duhet të zbatojmë vendimet e Kushtetueses dhe të kemi rregulla të përbashkëta me konsensus. Asnjë nen nuk është bërë nën presion”.
Top Channel