Kina thotë se NATO ‘po përfiton financiarisht nga konflikti në Ukrainë’ (fotot)

26/07/2024 18:13
Ushtare ukrainas duke pergatitur raketa leshuesen BM-21, me 23 korrik, 2024

Zëdhënësi i ministrisë kineze të mbrojtjes Zhang Xiaogang tha dje se vendet e NATO-s po përfitojnë nga “spekulimet financiare me konfliktin brutal të Ukrainës, ndërsa përpiqen t’ia hedhin fajin vendeve të tjera”.

Komentet e Zhang erdhën kur u pyet mbi rezolutën e miratuar këtë muaj në samitin e NATO-s Uashington, ku Pekini quhej “një aftësues i rëndësishëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.” Ai refuzonte dokumentin si “i mbushur me gënjeshtra dhe njëanshmëri.”

“Aleatët e NATO-s të drejtuar nga SHBA vijojnë të mbajnë ndezur zjarrin e luftës në Ukrainë dhe të përfitojnë financiarisht prej saj, prandaj NATO duhet të reflektojë mbi veten dhe jo t’ia hedhë fajin Kinës,” tha Zhang. Ai më pas akuzonte bllokun perëndimor se po nxiste të tjera konflikte nëpër botë. “Ky bllok i drejtuar nga SHBA po mbjell kaos nëpër botë”, shkruante Pekini, sipas rrjetit vendas Xinhua.

“Nga Ukraina deri në Afganistan, nga Iraku deri në Libi, ata kanë mbjellë luftë e katastrofë për popujt e rajoneve,” shtonte Zhang, duke përsëritur se në fakt Pekini “në fakt ka nxitur bisedimet e paqes” mes Moskës e Kievit.

Pekini gjithashtu refuzonte akuzat se po ndihmon Moskën t’i shmanget sanksioneve dhe ka ndihmuar në industrinë ruse të luftës. Kina tha se në shkurt 2023, ka propozuar një plan paqeje me 12-pika, dhe është përpjekur vazhdimisht të ndërmjetësojë takime mes zyrtarëve ruse e ukrainas.

FOTO GALERI
1/2
"NATO duhet të reflektojë mbi veten dhe jo t’ia hedhë fajin Kinës,” tha Zhan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA