U nënshkrua sot marrëveshja që siguron grantin prej 136 milionë euro të Bashkimit Europian për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Vore-Hani i Hotit.
Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave Ervin Mete që e cilësoi si grantin më të madh të dhënë nga BE për një projekt investimi në vendin tonë.
“Granti që nënshkruajmë sot prej 136 milionë Euro është granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë pritet të arrije në mbi 200 milionë Euro”, tha Mete.
Ky investim synon që të përmirësojë më tej infrastrukturën dhe konektivitetin në Shqipëri duke ofruar një shërbimi modern të transportit sipas standardeve të BE-së.
Top Channel